Kanabis, municion luftarak dhe vjedhje, arrestohen tre persona në Tiranë

05/07/2021 10:48

Policia e Tiranës ka vënë nën pranga tre persona, për vepra të ndryshme penale.

Një 21-vjeçar me inicialet D. A., u vu nën pranga pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe municion luftarak.

Ndërsa, shtetasi G. Gj., 47 vjeç, u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë ndalimi i shtetasit M. M., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel