Gafa e gazetares së Sky/ Nuk njeh Timo Werner, e prezanton si portierin e Chelsea-t (VIDEO)

05/07/2021 08:33

Mediat e huaja e cilësojnë si gafën e vitit, atë të gazetares së “Sky Sports”, Natalie Pinkhman.

Kjo e fundit, teksa ndodhej në “Grand Prixin” e Austrisë, ka marrë në një intervistë sulmuesin Timo Werner. Deri këtu e gjitha duket si diçka tepër normale, por gafa ka nisur që në fillimet e marrjes në pyetje.

Gazetarja, e ka prezantuar 25-vjeçarin si portier të Chelsea-t, e jo si sulmuesin e saj.

“Unë kam këtu Timo Werner. Portierin e Chelseat dhe Gjermanisë. Si jeni?”, tha gazetarja.

Gjermani me mirësjellje e injoron gabimin dhe vazhdon me intervistën e tij, por vetëm mund të imagjinohet reagimi i tij nën maskën mbrojtëse të fytyrës. Ai mund të dëgjohet duke thënë: “Unë jam mirë, faleminderit!”.

Top Channel