Autorja e vjedhjes spektakolare të 8 mln eurove në Gjermani/ Zbulohen detaje nga jeta e 28-vjeçares (Fotot)

05/07/2021 21:41

Jasmin Gundogan është 28-vjeçarja nga Bremeni që gjatë 21 majit nga kompania e sigurimit që merrej me transportimin e shumave të mëdha të parave ka arritur të kryejë një vjedhje spektakolare.

Policia së fundmi ka publikuar fotografinë e saj, e mediat gjermane prej atëherë nuk kanë të ndalur duke hulumtuar jetën misterioze të gruasqë arriti të vidhte 8 milionë euro.

Disa detaje për jetën e saj i ka zbuluar një mik i shkollës, që për Bild tha se që fëmijë Jasmin ka pasur dëshirë të jetë e pasur dhe e bukur.

“Të gjithë kemi menduar që nuk është aq e mençur”, ka thënë miku i saj i shkollës.

Jasmin ishte mjaftueshëm e mençur që të kryer një prej vjedhje me spektakolare në Gjermani.

Jasmin kishte gjetur punë në kompaninë e sigurimit për transportimin e parave, falë ndihmës së babait që kishte pasur disa lidhje.

Gundogan në këtë kompani ka qenë përgjegjëse për paketimin dhe transportimin e parave.

Të premten e 21 majit ajo vodhi një kontejner me disa thasë të mbushura me para dhe më pas mori pushim për arsye mjekësore.

Zhdukja e parave është zbuluar katër ditë më vonë e sipas hetimeve më të hershme, kontejneri me numrin 06414 ishte futur në një makinë tip “Mercedes” të zi me targa të vjedhura.

Makina ishte marrë me qira më 19 maj në lagjen Spandau të Berlinit dhe më pas ishte dërguar në oborrin e kompanisë që e kishte marrë me qira.

E dyshuara është me origjinë turke dhe dyshohet se është strehuar me familjen e saj në Turqi.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel