Kisha e Vatikanit në vitin 1735 në shenjë mirënjohje i dhuroi Ungjillin e Shenjtë familjes Preci nga Mirdita.
96 vjecari Pjetër Gjon Preci thotë se ky ungjill iu dha gjyshit të tij, 286 vite më parë, pasi ai ndihmoi në ndërtimin në ndërtimin e kishës Katolike në Blinisht të Mirditës.
“Ungjilli ka ardh pasi ka ndërtuar kishën gjyshi, ia ka dhuruar Vatikani”.
-Në kohën e diktaturës ishte problem ta mbaje ungjillin në shtëpi?
“Po, dhe baba jem e fshehu në pal të duhanit. Ai më thotë mua se ky ungjill do të rri në këtë deng të duhanit dhe nuk d e luaj sa të kem jetën. dhe kështu bëri”.
Ungjilli i familjes Preci ishte kushtetuta e Mirditës.
-Kol, përse është i rëndësishëm ky ungjill për familjen tuaj?
“Ne kishim besim absolut tek ungjilli. Ku ungjill ka shërbyer për pajtime gjaqesh”.
-Çfarë ndodh nëse bën be të rreme mbi ungjill?
“Nëse bën një be të rreme atëherë do të ndodh një fatkeqësi, kjo fatkeqësi do të ndjekë për 7 breza”.
Për besimtarin 96 vjeçar ky është ungjilli i mrekullive. shtëpia e kësaj familje është shkrumbuar dy herë nga flakët e zjarrit, por vetmja gjë që ka shpëtuar ka qenë libri i shenjtë.
“U dogj shtëpia dhe menjëherë pyetëm për ungjillin. A ka qenë brenda po, pasi fikëm zjarrin shkuam dhe pamë që ungjilli ishte i padjegur në mes të shtëpisë. Kështu na ra zjarri përsëri në shtëpi, edhe kësaj herë gjithçka u bë hi dhe ungjillin kurrë gjë nuk e gjeti”.
Top Channel