Në këtë vit shkollor të sapo mbyllur kishim rreth 28 mijë regjistrime më pak në arsim se vitin e shkuar.

Pothuajse në të njëjtën shifër është edhe krahasimi me vitin shkollor 2019 me atë të 2020. E kjo situatë sjell si rrjedhojë dhjetëra shkolla të mbyllura. Në kushtet e rënies së vazhdueshme të numrit të nxënësve, Sindikata e pavarur e arsimit të Shqipërisë në një letër publike drejtuar ministres së arsimit, Evis Kushit thekson rrezikun e mësuesve për të humbur punën.

Bazuar në këtë problematikë si dhe me qëllimin për rritjen e cilësisë në arsim sindikata ka propozuar që të ulet norma mësimore e mësuesve të cilitdo profili lënde, në jo më shumë se 20 orë në javë . Gjithashtu ata kërkojnë që numri i nxënësve në klasa të mos jetë më shumë se 25 nxënës.

Ndërsa theksojnë se duhet të bëjnë përjashtim shkollat që kanë në masë nxënës braktisës dhe ata që nuk e frekuentojnë shpesh mësimin, ku si numri i nxënësve në klasë dhe norma javore e mësuesve që punojnë me këta nxënës të jetë 15. Nga ana tjetër, Sindikata e Arsimit këshillon që mësuesit që janë në 5 vitet e fundit të punës t’u reduktohet norma mësimore javore, 5 orë më pak për ata që janë në vitin e fundit të punës, 4 orë për ata që kanë edhe dy vite punë, tre orë për mësuesit që ju kanë mbetur edhe 3 vite punë dhe kështu me radhë deri sa të dalin në pension, në mënyrë që mësuesit e vjetër të mos ngarkohen e atyre të rinjve t’iu jepet më shumë mundësi punësimi.

Rënia e regjistrimeve në arsim ( burimi INSTAT)

2016-17 2017-18 2018-19 2019-20 2020-21

677,818 652,592 641,161 612,534 584,616

Rreth 25 mijë nxënës më pak në 2017-2018 se në 2016-2017

12 mijë nxënës më pak në 2018-2019 se në 2017-2018
29 mijë nxënës më pak në 2019-2020 se në vitin 2018-2019
28 mijë nxënës më pak në 2020-2021 se në vitin 2019-2020

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA