Numri i viktimave u rrit në 24 pasi trupat e dy personave të tjerë u gjetën në punimet e kërkim-shpëtimit në rrënojat e ndërtesës 13-katëshe e cila u shemb pjesërisht më 24 qershor në rajonin Surfside të Miamit në shtetin Florida të SHBA-së.
Kryebashkiakja e Miamit, Daniella Levine Cava në një konferencë për media tha se në punimet që vazhdojnë në rrënojat e ndërtesës janë gjetur trupat e dy personave të tjerë dhe se numri i të vdekurve është rritur në 24.
Ajo shtoi se nuk ka ende ndonjë lajm lidhur me 124 personat që ndodhen nën rrënoja.
Zyrtarët e zjarrfikësit kanë bërë të ditur se nesër do të fillojnë punimet për shembjen e pjesës tjetër të mbetur të ndërtesës dhe se për këtë arsye në rrënoja janë ndërprerë punimet e kërkim-shpëtimit.
Më tej thuhet se janë kryer evakuime edhe në një ndërtesë tjetër e cila rrezikohet të shembet dhe e cila ndodhet rreth 8 kilometra larg nga ndërtesa e shembur.
Në vendbanimin Surfside me një popullatë prej rreth 5.600 banorë në veri të Miami Beach, më 24 qershor u shemb papritmas gjysma e godinës luksoze 13-katëshe me 270 apartamente të vogla.
Top Channel