Foto Ilustruese

Një servis makinash është përfshirë nga flakët në Fushë-Prezë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe zjarrfikëset kanë mbërritur për të shuar flakët.

“Rreth orës 14:00, në Fushë-Prezë, ka rënë zjarr në një servis makinash, ku ka vetëm dëme materiale. Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit”, njofton policia.

Ndërkohë grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel