Në Rinas vijojnë kontrollet e imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe një rast i tillë është goditur në aeroport.

Policia e Shtetit njofton se një shtetasi turk i janë sekuestruar 33.000 dollarë dhe për pasojë ai është proceduar penalisht për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas në bashkëpunim me shërbimet e Doganës Rinas dhe Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në vijim të kontrolleve të imtësishme, në bazë të analizës së riskut, në hyrje të PKK Rinas, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar të bagazheve, shtetasin turk N. P., 43 vjeç.

Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur të fshehura në çantën e laptopit, 33000 dollarë, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar”, njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA