Qytetari denoncon në ‘Ti Raporton’: Kolonat e ndërtesës katër katëshe po ‘thërrmohen’. Të jepet alarmi para se dikush ta pësojë!

04/07/2021 19:05

Një qytetar i shqetësuar nga Durrësi denoncon në ‘Ti Raporton’ se kolonat e një shtëpie katër katëshe, të dëmtuar nga tërmeti, përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve.

Qytetari ka dërguar foto të shtëpisë të banuar, që ndodhet në rrugën “Ismail Qemali”, Pishat e buta, në Durrës, ndërsa shihen kolonat ‘e thërrmuara’ që mbajnë ndërtesën katërkatëshe.

Ai shkruan se kolonat po ‘thërrmohen’ çdo ditë e më shumë dhe pas tërmetit të 26 nëntorit askush nuk është interesuar.

“Duhet dhënë alarmi, përpara se dikush ta pësojë”, shkruan qytetari bashkangjitur fotove.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel