Nderohet Bashkim Tufa/ Titulli “Mjeshtër i madh” për gazetarin e njohur sportiv

04/07/2021 18:42

Në ditën botërore të gazetarëve sportiv, presidenti i republikës Ilir Meta dekoroi disa prej gazetarëve duke u shprehur i vlerësuar për këtë nderim nisur nga misioni këtyre gazetarëve në pasqyrimin e aktiviteteve, por edhe në kontributin e përmirësimit të sportit që ndihmon për të pasur një shoqëri sa më të shëndetshme.

“Me rastin e ditës botërore të gazetarëve sportiv, t’ju përcjell mirënjohjen të gjithë komunitetit të gazetarëve sportiv. Kënaqësi e veçantë që vlerësoj sot zotin Bashkim Tufa, që vazhdon me gjenerata kontributin e gazetarisë sportive”.

Vac ish-kryeredaktorit të gazetës më të vjetër sportive “Sporti Popullor”, Bashkim Tufa, presidenti i Republikës dekoroi edhe gazetarët Mojsi Dalipaj, Xhevdet Zekaj, Sotir Seferaj dhe pas vdekjes Ymer Striniqin dhe Frederik Ficon.

Top Channel