Festivali i fëmijëve në Shkodër/ Fituese e edicionit të 59 u shpall vogëlushja nga Fieri, Marina Daka 

04/07/2021 12:39

“Princesha e Babit” e kënduar nga vogëlushja nga Fieri Marina Daka, me muziken dhe tekstin e  Eriona Rushiti dhe orkestrimin e  Enis Mullaj u shpall fituese e edicionit te 59 të Festivalit Mbarëkombetar të Femijeve.

Te 18 kenget e kenduara nga femijet prej të gjitha trojeve shqiptare ishin një sukses thote drejtori i festivalit Kujtim Aliaj.

Që nga viti 1962, kohë dhe kur u ideua Festivali Mbarëkombëtar i Fëmijëve, ky event organizohet çdo vit në qytetin e Shkodër duke sjellë krijimet më të mira të autorëve më me emër të muzikës e teksteve të këngëve, duke zbuluar talente nga të gjitha trojet shqiptare  të cilët në vitet që pasojnë kanë shkëlqyer në skenat muzikore brenda e jashtë vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA