Asnjë humbje jete/ Ministria e Shëndetësisë nxjerr bilancin: 1 rast i ri nga 2144 testime të kryera në 24 orë

04/07/2021 16:51

Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2144 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19 një qytetar nga Tirana.

Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërkohë që në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 4 pacientë.

Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,027 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (4 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 4
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2144

Testime totale 817,479
Raste pozitive 132,535
Raste të shëruara 130,027
Raste Aktive 52
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 21
Shkodër 10
Elbasan 6
Durrës 5
Vlorë 5
Lezhë 2
Korçë 2
Fier 1

Top Channel