Foto ilustruese

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në fshatin Kamçisht të Lushnjes.

Një 22 vjeçar duke drejtuar motorin e tij ka dalë nga rruga dhe si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar pasagjeri, shtetasi R.S.

24-vjeçari është dërguar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që është shoqëruar në komisariat drejtuesi i motorit.

“Sot rreth orës 17:00, në fshatin Kamçisht, shtetasi K. Ll., 22 vjeç, banues në Zhym, duke drejtuar motomjetin tip “Dayang” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar pasagjeri në motomjet, shtetasi R. S., 24 vjeç, banues në Gjazë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i motomjetit dhe po kryhen veprimet procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel