Adoleshentët, pre e dhunës e abuzimit/ Ekspertët: Të ndërhyhet në kurikulat e shkollës për t’i parandaluar

04/07/2021 19:41

Adoleshentët në Shqipëri janë të rriskuar nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, shtatzëni të padëshiruara, dhuna për shkak të gjinisë dhe abuzimi seksuale.

Shifrat e larta të abuzimit seksual që raportohen janë shkak i mungesës së informacionit.

Ndonëse në shkollat tona bëhet edukatë seksuale, nxënësit kanë shumë mangësi, nuk dinë të dallojnë format e dhunës dhe abuzimit seksual dhe më keq akoma,nuk kanë kurajo ti tregojnë.

Një studim i bërë për herë të parë me nxënësit e një shkolle në Tiranë tregon se si duke i informuar ata mund të parandalojmë që fëmijët tanë të jenë pre e abuzimeve seksuale apo e dhunës.

Përveç prindërve për të mësuar fëmijët tanë si të mbrohen nga dhuna dhe abuzimet seksuale duhet të ndërhyjmë në kurikulat e shkollës.

Në një raport të Komisionerit për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës, thuhet se një pjesë ne pesë fëmiëj rezulton të jetë subjekt i ngacmimit në shkollat shqiptare.

Top Channel