Mashtronte qytetarët dhe u zhvaste paratë, dërgohet për gjykim “avokatja” në Fier Adoleshentët në Shqipëri janë të rriskuar nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, shtatzëni të padëshiruara, dhuna për shkak të gjinisë dhe abuzimi seksuale.
Shifrat e larta të abuzimit seksual që raportohen janë shkak i mungesës së informacionit.
Ndonëse në shkollat tona bëhet edukatë seksuale, nxënësit kanë shumë mangësi, nuk dinë të dallojnë format e dhunës dhe abuzimit seksual dhe më keq akoma,nuk kanë kurajo ti tregojnë.
Një studim i bërë për herë të parë me nxënësit e një shkolle në Tiranë tregon se si duke i informuar ata mund të parandalojmë që fëmijët tanë të jenë pre e abuzimeve seksuale apo e dhunës.
Përveç prindërve për të mësuar fëmijët tanë si të mbrohen nga dhuna dhe abuzimet seksuale duhet të ndërhyjmë në kurikulat e shkollës.
Në një raport të Komisionerit për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës, thuhet se një pjesë ne pesë fëmiëj rezulton të jetë subjekt i ngacmimit në shkollat shqiptare.
Top Channel