“Teuta” mund ekipin e Tiranës, fiton kampionatin kombëtar U16 në basketboll

03/07/2021 18:05

”Teuta” fiton kampionatin kombëtar U16 në basketboll për meshkuj, duke konfirmuar se ky është viti i durrsakëve të ‘Teutës” në basketboll.

Pas trofeve të Kupës së Republikës dhe kampionatit shqiptar të basketbollit për të rritur dhe U18, Teuta Basket triumfoi edhe në kategorinë e 16-vjeçarëve të kampionatit kombëtar.

Finalja e zhvilluar sot në ”Asllan Rusi” u luajt mes ekipit Superior të Tiranës dhe Teuta Basket, ndeshje që u mbyll me fitoren e durrsakëve me rezultatin 72 – 61.

Kjo fitore shton titujt kombëtarë të ”Teuta basket” që arrin të shpallet  kampion në të gjitha kategoritë në basketboll për këtë edicion.

Top Channel