Lidhjet transatlantike dhe kthimi i sinergjisë mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së në Ballkanin Perëndimor ishin boshti i konferencës ndërkombëtare “Forumi i Prespës për Dialog”.

Të pranishëm në konferencën e Ohrit ishin presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, presidentët e Malit të Zi dhe të Sllovenisë, Milo Gjukanovic dhe Borut Pahor, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministri shqiptar Edi Rama, ai i Kosovës Albin Kurti, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabic, ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë Filip Riker (Philip Reeker) dhe komisioneri i BE-së Johannes Hahn.

Presidenti slloven u shpreh se kapaciteti absorbues i BE-së është i mjaftueshëm për integrimin rajonal. “Integrimi i shpejtë do t’i dobësojë idetë naive për ndryshimin e kufijve. Nëse BE nuk zgjerohet me Ballkanin Perëndimor nuk do të përfundojë projekti europian për Evropë të plotë“, tha ai.

Gjukanovic foli për ngecje ngecje evidente me zgjerimin e bllokut: “Kjo është e keqja që po na ndodh sot në rajon. Kjo politikë për fat të keq rezulton me ndërhyrjen e interesave te palëve të treta në Ballkanin Perëndimor” u shpreh Gjukanovic.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, theksoi se fakti që qyteti i Ohrit është përzgjedhur si vendi ku mbahet ky takim bart simbolikë të dyfishtë: Në këtë qytet u nënshkrua Marrëveshja Kornizë historike e Ohrit, Marrëveshja e Prespës hapi kapitull të ri të miqësisë me fqinjët tanë, këtu gjithsesi vjen edhe Marrëveshja për miqësi me Bullgarinë.

Ishin pikërisht mosmarrëveshjet e Sofjes me Shkupin ato që çuan në bllokimin e çeljes së negociatave të bllokut me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA