Plehrat digjen dhe hidhen në lumë/ Skrapar, përveç ujërave rrezikohen edhe pyjet e kësaj zone

03/07/2021 15:11

Makina e plehrave pasi depoziton mbetjet buzë të përroit të Pilipizgës, plehrave u vihet flaka.

Përveç ndotjes mjedisore, vatra e zjarrit mund të përhapet nga era, ky papërgjegjshmëri institucionale vë në rrezik pyllin.

Sonila Hysenbelli, specialiste mjedisi në bashkinë Skrapar shpjegon:
Vendepozitimi i mbetjeve urbane në bashkinë Skrapar jemi të vetëdijshëm që nuk i plotëson kushtet higjeno-sanitare. Kemi përfituar një projekt, i cili do të nisë së shpjeti për rehabilitimin e këtij vendepozitimi duke e sjellë atë në një vendepozitim sanitar. Duke kryer rrethimin, ngjeshjen e mbetjeve duke lënë hapësirën e nevojshme për 5 vitë, deri në momentin që të ngrihet landfilli rajonal“.

Në këtë vendepozitim gjetëm lëkura kafshësh të cilat kundërmonin në erë të keqe. Mbetjet hidhen të gjitha së nbashku pa u diferencuar.
Që të kryesh ndarjen e mbetjeve në burim duhet të kesh logjistikën e nevojshme, si kontenier, ndërgjegjësimin e banorëve. Dhe për më tepër nëse ti kryen ndarjen e mbetjeve në burim dhe i çon në vendepozitim të përziera nuk ka asnjë vlerë”, tha Sonila Hysenbelli.

Nëse mbetjet nuk trajtohen në impiante moderne mbetjesh, krijimi i landfilleve të reja nuk e shpëton vendin nga plehrat, përkundrazi kështu krijojmë vatra të reja infeksioni që vënë në rrezik natyrën dhe jetën e banorëve të zonës.

Kemi hartuar Planin Vendor të Menaxhimit të Mbetjeve nëpërmjet projektit zvicerian me mbështetjen e tyre dhe kemi parashikuar që të kryhet ndarja e mbetjeve në burim, por ajo që ka qenë shqetësues është fakti se të gjitha kompanitë e riciklimit nuk tregojnë interes të tërheqin mbetjet e riciklueshme pasi Bashkia Skrapa është larg”, tha Hysenbelli.

Top Channel