“Plas” në Mesdheun Lindor, Erdogan: Do rifillojmë kërkimet për energji! 

03/07/2021 12:33

Turqia do të rinisë aktivitetet kërkimore për gaz dhe naftë në Mesdheun Lindor, deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Ishin pikërisht burimet e energjisë dhe juridiksioni në rajon ato që e përplasën Turqinë me administratën greko-qipriote dhe e çuan në prag të konfliktit ushtarak me Greqinë anëtare të BE-së. Tensionet shpërthyen vitin e kaluar kur fregata turke e greke u dërguan të shoqëronin anijet kërkimore të Ankarasë.

Ndonëse situata u duke se u qetësua edhe përmes bisedimeve dypalëshe, Erdogan bëri deklaratën e papritur nga province veriperëndimore e Sakariasë, ku tha se Turqia ka marrë sinjale për “prani të gazit natyror” ne lindje të Mesdheut e u zotua të mbrojë të drejtat e vendit të tij në atë zonë.

“Cilatdo qofshin të drejtat tona, ne do t`i marrim në një mënyrë apo një tjetër. Do të vazhdojmë eksplorimet për naftë në Mesdheun Lindor, pranë Qipros e në të gjithë ato dete”, tha Erdogan.

Liderët e BE-së kërcënuan me masa ndëshkuese ndaj Ankarasë pas këtyre aktiviteve të saj, por kur Turqia e tërhoqi anijen Oruc Reis nga ujërat e kontestuara, planet e bllokut u pezulluan. Në fund të qershorit, ministri jashtëm gjerman Heiko Maas u shpreh se po bën fushatë për një marrëveshje të re për refugjatët midis Bashkimit Europian dhe Turqisë, çka dëshmoi nevojën e bllokut për të rifreskuar paktin e emigracionit me Ankaranë, e kjo mund ta vështirësojë ndërmarrjen e një veprimi ndaj saj.Bashkimi Evropian është i kujdesshëm në raport me Turqinë pasi presidenti turk disa herë e ka kërcënuar bllokun se mund të hap kufijtë për miliona emigrantë nga Lindja e Mesme që ndodhen në vendin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA