“Më pëlqen bota arabe”/ Dorina Mema flet për jetën në Katar: Shoqja ime vdes për specat e mi të mbushur

03/07/2021 23:00

Dorina Mema ishte e ftuar në “Top Arena” ku foli për jetën e saj mes Katarit dhe Shqipërisë. Ajo u shpreh se i pëlqen bota arabe dhe islami, ndërsa atje ka krijuar shumë miqësi.

Dorina Mema zbuloi se mmikesha e saj i pëlqen shumë specat e mbushur dhe është përpjekur që t’ia mësojë.

Nuk la pa diskutuar edhe marrëdhënien me vajzën, duke treguar se e bija do të ndjekë hapat e nënës sa i përket pjesës së forcës dhe mënyrës se si punon fort për të fituar diçka në këtë jetë.

Dorina: Do plakem kur truri im të mos e perceptojë më kuptimin për jetën.

Antonela: Si është të jesh nënë e re në moshë?

Dorina: Atë po pyes dhe unë si e kam menaxhuar. Jam njeri që fle pak, punon shumë, nuk e njoh “jo-në”, pot a kaloj, duhet ta kapërcej dhe të shkoj “po”.

Antonela: Do vajza të ndjekë hapat e tu?

Dorina: Për sportin jo por për mënyrën si e kap jetën nga fyti, atë dashuron nga unë. Femrat shqiptare janë shumë të forta.

Antonela: Nëse do ishe futbolliste, çfarë pozicioni do ishe?

Dorina: Mesfushore.

Antonela: E mban situatën në dorë gjithmonë?

Dorina: Po… Ose portiere.

Antonela: Di që jeton në Katar.

Dorina: Jam midis Shqipërisë dhe Katarit. Kam shumë shoqëri dhe ndihem mirë. Më pëlqen bota arabe dhe islami.

Antonela: I ke mësuar atyre ndonjë pjatë tipike tonën?

Dorina: Kam një shoqen time dhe kërkon specat e mi të mbushur dhe Shqipëria e mesme i qan këto tavat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA