Giuseppe dhe Shqipja kanë dalë përballë njëri-tjetrit, ndërsa nuk kanë munguar diskutimet e shumta mes tyre derisa refuzuan që të vazhdojnë njohjen jashtë programit.

Shqipja insistonte të dinte moshën e Giuseppes, i cili ndryshonte fjalët gjatë gjithë kohës dhe dukej sikur nuk donte të tregonte moshën. Ndërsa Shqipja nuk harroi qe t’ia kujtonte faktin që Giuseppe ka ofenduar ish konkurrenten e Për’puthen +40, Lulin.

Giuseppe: Më duhet një njeri me kulturë, klas dhe sharm. Nuk e dua për muhabet, muhabeti jam vetë. Ti je më e madhe se mua.

Shqipja: Unë dua të di, unë jam më e madhe nga ty?

Giuseppe: Po pak.

Shqipja: Sa pak?

Giuseppe: 3 muaj.

Shqipja: Unë mbusha 63 vjeçe këtu në emision.

Giuseppe: Unë jam 60. Ku mbaj mend unë. Dua kohë që të vazhdojmë pa kompromis.

Shqipja: Ti në një puntatë the që ke sharë Lulin duke thënë që është qilim për të fshirë këmbën, çdo njeri tregon veten.

Giuseppe: Po se ajo më ofendoi. Unë jam person me edukatë, nuk të mungon kurrë respekti.

Në një moment gjatë diskutimit të tyre, Çimi u ngrit për t’i thënë një fjalë në vesh ndërsa Shqipja i tha: “Rri ore ti tullac. Kam mendimin tim, nuk rri dot pa u futur ti.”

Shqipja: Unë jam gati të të tregoj kartën e identitetit. Edhe ti ma trego pasaportën.

Giuseppe: Tani jam top secret.

Shqipja: Ti mund të më shash dhe mua siç bëre me Lulin.

Giuseppe: Unë jam mbreti për të sharë njerëzit.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA