“Influencuesit të tregojnë kur përdorin Photoshop” / Norvegjia i detyron me ligj

03/07/2021 22:27

VIP-at, apo influencuesit e rrjeteve sociale duhet të tregojnë nëse kanë ndërhyrë duke modifikuar një foto, apo video të tyre që hedhin për ndjekësit.

Ligji i veçantë është miratuar në Norvegji, si masë për të luftuar, sipas ligjvënësve vendas promovimin e standardeve joreale të bukurisë, që akuzohen si nxitëse të mashtrimeve nëpër internet dhe keqedukojnë brezin e ri.

Ligji detyron çdo influencues me numër relativisht të lartë ndjkësish që në momentet që ndërhyjnë për të ndryshuar format, paraqitjet, apo ngjyrën e trupit, përfshirë edhe përdorimin e filtrave të thjeshtë që kanë aplikacionet të njoftojnë ndjekësit e tyre.

Ligji godet edhe kompanitë e marketingut, të cilat përdorin Photoshop, apo programe të tjera modifikuese për të krijuar imazhin e rremë të efekteve të produkteve që shesin.

Në rast shkelje të këtij ligji aplikohet gjobë e majme dhe nëse shkeljet përsëriten shkohet deri në mbylljen e llogarive në rrjetet sociale për shkelësin.

Top Channel