Zyrtarët në Florida hartojnë plane për shembjen e pjesës së mbetur të ndërtesës në Sërfsajd

02/07/2021 19:34

Zyrtarët po hartojnë plane për të shkatërruar pjesën e mbetur nga godina e rrëzuar në Sërfsajd të Floridës.

Planet u bënë të ditura të enjten pasi shqetësimet në lidhje me paqëndrueshmërinë e strukturës nxitën një pezullim prej 15-orësh të kërkimeve për të mbijetuar.

Pasi përpjekjet e shpëtimit rifilluan të enjten në mbrëmje, zyrtarët thanë se kishin filluar planet për shembjen e mundshme të strukturës së mbetur. Numri i viktimave të konfirmuara deri të premten ishte 20 ndërsa vazhdojnë të figurojnë të zhdukur ende 128 persona.

Scott Nacheman, një specialist i strukturave me agjencinë federale për menaxhimin e emegjergencave (FEMA), tha se inxhinierët po analizojnë metoda të ndryshme për shkatërrimin e pjesës së mbetur të ndërtesës. Ai tha nëse ndërtesa shkatërrohet, fillimisht do të ketë një ngadalësim në operacionet e shpëtimit.

Por specialisti tha se prishja e strukturës do të krijonte një mjedis më të sigurt pune që mund të lejojë më shumë personel në vend dhe të përshpejtojë ritmin e punës./ VOA

FOTO GALERI
1/11
Mbreti Felipe VI e mbretëresha Letizia e Spanjës mbajtën sot një drekë në ndër te sekretarit të përgjithshëm të OKB Antonio Guterres

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA