Një zjarrfikës i Miami që po punonte në vendin e shembjes katastrofike të pallatit në Florida, ishte sot mes punonjësve që gjetën trupin e vajzës së tij, njoftonin zyrtarët.
Babai i shtangur mbante trupin e bijës 7-vjeçare në xhaketën e tij mbi të cilën kishte vendosur një flamur amerikan, njoftonte rrjeti WPLG-TV. Mes punonjësve të shpëtimit ishte dhe xhaxhai i vajzës.
“Kuptohet që çdo natë ka qenë e tmerrshme për të gjithë që prej të mërkurës së shkuar dhe veçanërisht për familjet e prekura,” tha kryebashkiakja e Miami-Dade, Daniella Levine.
Zbulimi u bë natën e djeshme por as viktima dhe as babai i saj nuk janë identifikuar publikisht nga zyrtarët.
Policët e zjarrfikësit kishin krijuar një rresht nderimi teksa babai, vëllai i tij dhe të tjerë punonjës morën trupin nga rrënojat.
“Konfirmojmë se një anëtar i departamentit të zjarrfikësave të Miami ka humbur vajzën e tij 7-vjeçare në katastrofë. Trupi i saj u rekuperua nga grupi Florida Task Force 2”, tha kreu i zjarrfikësve të Miami, Joseph Zahralban.
Top Channel