Zjarrfikësi rekuperon trupin e fëmijës së tij nga rrënojat e katastrofës në Florida (fotot)

02/07/2021 20:03

Një zjarrfikës i Miami që po punonte në vendin e shembjes katastrofike të pallatit në Florida, ishte sot mes punonjësve që gjetën trupin e vajzës së tij, njoftonin zyrtarët.

Babai i shtangur mbante trupin e bijës 7-vjeçare në xhaketën e tij mbi të cilën kishte vendosur një flamur amerikan, njoftonte rrjeti WPLG-TV. Mes punonjësve të shpëtimit ishte dhe xhaxhai i vajzës.

“Kuptohet që çdo natë ka qenë e tmerrshme për të gjithë që prej të mërkurës së shkuar  dhe veçanërisht për familjet e prekura,” tha kryebashkiakja e Miami-Dade, Daniella Levine.

Zbulimi u bë natën e djeshme por as viktima dhe as babai i saj nuk janë identifikuar publikisht nga zyrtarët.

Policët e zjarrfikësit kishin krijuar një rresht nderimi teksa babai, vëllai i tij dhe të tjerë punonjës morën trupin nga rrënojat.

“Konfirmojmë se një anëtar i departamentit të zjarrfikësave të Miami ka humbur vajzën e tij 7-vjeçare në katastrofë. Trupi i saj u rekuperua nga grupi Florida Task Force 2”, tha kreu i zjarrfikësve të Miami, Joseph Zahralban.

FOTO GALERI
2/14
Babai i shtangur mbante trupin e bijës 7-vjeçare në xhaketën e tij mbi të cilën kishte vendosur një flamur amerikan

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA