Super sfida me 45 minuta “të çmendura”/ Momenti kur Lukaku shënon ndaj Italisë, pamje nga festa e tifozëve belg në “sheshin Skënderbej”

02/07/2021 22:15

Në këto momente ka nisur pjesa e dytë që po luhet në Mynih, supersfida e vlefshme për çerekfinalen e Kampionatit Europian mes Belgjikës dhe Italisë.

Pas 45’ minutave lojë, rezultati është 2:1 në favor të “Azzurëve”.

Fillimisht, ishte mesfushori Barella që zhbllokoi rezultatin për Italinë në minutën e 31’, ndërsa Insigne në minutën e 44’ shënon për 2:0, kurse te Belgjika, Romelu Lukaku shënon nga pika e bardhë për të ngushtuar rezultatin në 2:1.

Goli është festuar edhe nga tifozët e Belgjikës, ndërsa po ndjekin live ndeshjen në ‘Sheshin Skëndërbej’.

Teksa ndjekin sfidat e futbollit në “Tirana Fan Zone”, qytetarët shijojnë mbrëmjen me shoqërinë, të afërmit apo familjarët.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel