SHBA, 318 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

02/07/2021 17:48

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 605.036, prej të cilëve 318 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 33.679.937, me 13.739 raste në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,81 milionë raste të konfirmuara dhe 63.712 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 181 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 155 milionë dozën e dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA