Stela ka kërkuar sqarime ndaj Çimit pas puntatës ku Lindita u ngrit në këmbë për t’iu afruar dhe ai e komplimentoi për parfumin.
U duk sikur ka interes sërish për Linditën dhe Stela kërkoi që Çimi të tregojë publikisht se nuk ka pëlqim për asnjë femër tjetër përveç saj.
Në bisedë, nuk munguan të qeshurat dhe batutat ndërsa Stela zbuloi se Çimi bëhet xheloz për Samiun dhe Oltin.
Çimi: Do na bësh ndonjë atentat sot?
Stela: Pse si atentat të duket natyra.
Çimi: Çfarë do të diskutojmë?
Stela: Siç të respektoj unë, ti nuk më respekton mua në studio.
Çimi: Po paskemi dalë kot?
Stela: Po ai fakti që “më pëlqen që mu afrove.”
Çimi: Po ishte ironi.
Stela: Nuk më pëlqen. Bëhem xheloze, nuk mund të bëhem xheloze.
Çimi: Mua më kanë sharë 200 persona në videon live. Nuk ke pse të rrish live.
Stela: Edhe ti bëhesh xheloz për Samiun dhe Oltin. Mua më vjen mirë se tregon interes.
Çimi: Duhet të kishe thënë “O Lindita mos e prek se është burri im”.
Stela: Do të të pëlqente ty kjo.
Top Channel