Kryebashkiaku socialist i Mallakastrës, Qerim Ismailaj do të vijojë detyrën edhe pse ishte i dënuar me 3 vite burg në Greqi për rrahje. Si varkë shpëtimi Kryebashkiku përdori argumentin e Prokurorisë se dënimi për rrahje në Greqi në vendin tonë cilësohet si kundravajtje penale që parashikon vetëm gjobë.
Syzet e organit te akuzës i vendosi edhe Komisioneri Ilirjan Celibashi, vendimmarrja e të cilit ndryshoi nga ajo e paraardhësve te tij për dekriminalizimit.
Celibashi: Çfarë ka thënë Prokuroria në shkresën e saj për këtë rast. Ka thënë se ky dënim në shtetin grek në Shqipëri dënohet me gjobë.
Qytetari i parë i Mallakstrës duhet ta deklaronte këtë episod të së shkuarës së tij, por avokati mbrojtjes këmbënguli se i zgjedhuri socialist nuk ishte në dijeni të dënimit.
Avokati Besnik Strati- Vendimi është dhënë në mungese. Ai nuk ka rrahur njeri ishte vetëm prezent madje është dëmtuar në përleshje, ka qenë në koma.
Demokratët si palë në proces nuk ishin dakord me vendimin duke paralajmëruar ankimim në KAS.
Top Channel