E dëgjojmë shpesh shprehjen “Punë ka, por nuk ka profesionistë”. Se sa e vërtetë është kjo, kemi ardhur të pyesim në një kompani që merret më rekrutim stafi.
Eranda Ymerali: Në punën tonë na ndodh shpesh që marrim kandidatët, t’i prezantojmë me një pozicion pune dhe marrim refuzime prej tyre, edhe pse janë pa punë. Thonë që më mirë rri dhe nuk punoj, ose punoj 2-3 ditë në të zezë, ose pres ndonjë para që ma dërgojnë nga jashtë, sesa të marr 300 mijë lekë të vjetra në muaj, të punoj me orë të zgjatura dhe të jem nën hyqmin e shefes që do të më kërkojë llogari.
Janë edhe deri diku komod, pasi jetojnë me prindërit, një handikap shumë I madh që ne kemi në Shqipëri. Nuk janë nën presionin e pagimit të ujit, energjisë, telefonit dhe gjithë detyrimeve, mëngjesin drekën dhe darkën e kanë gati. Kjo I bën dembelë dhe komodë, për të refuzuar një pozicion më 300 mijë lekë si fillim, por unë e them nga përvoja që paga vjen duke u rritur në vitin e parë dhe kompania nuk ka leverdi ta heqë një punëtor që po kualifikohet, pasi punonjësit janë asetet më të mëdha të një kompanie.
Nuk mund të them që shqiptarët janë dembelë, pasi i njëjti njeri po të shkojë në Greqi, Itali apo edhe Mal të Zi dhe Maqedoni, punon dhe performon shumë mirë.
Këtë vit ajo që kemi vënë re është që resorte të mëdha që nga Vlora, Himara dhe Saranda kanë punësuar shumë Filipinas dhe jo shqiptarë. Kjo pasi filipinasit ju rezultojnë se janë punëtorë, të përulur ndaj punës, nuk I bëjnë bisht përgjegjësive. Nëse më parë filipinasit punësoheshin si babysitter apo masazhatorë, tani kanë hyrë fuqishëm edhe në Hoteleri-Turizëm.
Juli Ristani
Top Channel