Arritje votimi i shkarkimit të Metës, Spiropali: Uroj që dielli i nxehtë ta ketë pjekur sado pak PD

01/07/2021 13:40

Ministrja Elisa Spiropali e ka konsideruar arritje votimin në Kuvend të shkarkimit të Presidentit Ilir Meta duke e quajtur përdhosës të Kushtetutës.

Ajo u shpreh se maxhoranca do të nisë një proces të hapur konsultimi politik për zgjedhjen e presidentit të ri.

Spiropali nuk la pa ‘thumbuar’ edhe opozitën, ku u shpreh se uron që dielli i nxehtë i këtij behari të ketë pjekur PD-në  dhe kreun e saj Lulzim Bashën dhe në shtator të kenë guximin për të bashkëpunuar.

“Me 104 vota çliruam institucionin e Presidentit të Republikës nga një përdhosës të Kushtetutës dhe frymëzues të konflitit politik. Tani kemi detyrën për të zhvilluar një proces të hapur konsultimi të gjerë politik për zgjedhjen e afërt të Presidentit të ri. Punët dhe arritjet e sesionit që kaloi, marrin edhe një vlerë më të madhe duke marrë parasysh kushtet dhe sfidat e paprecendeta që kaluam, jo vetëm pandeminë dhe tërmetin, por edhe kufizimet e demokracisë sonë ende në rritje, papjekurinë ulëritëse që opozita demonstroi me braktisjen e mandateve. Uroj që dielli i nxehtë i këtij behari ta ketë pjekur sado pak PD, Lulzimin dhe të tjerët dhe në legjislaturën ere në shtatorë të sjellin me vete edhe arsyen dhe guximin për të bashkëpunuar”, tha Spiropali.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA