Marrëdhënia mes Gilbertës dhe Ilirit duket se po shkon më së miri.
Ata kanë komplimentuar njëri-tjetrin në takim duke treguar se kanë ndjerë mungesë kur nuk flisnin së bashku.
Gilberta: Mendoj se po njihemi dhe po tolerojmë njëri-tjetrin. Ta ndjeva mungesën kur nuk flisnim me njëri-tjetrin, ishte moment reflektimi.
Iliri: Edhe unë.
Gilberta: Nuk më kishe thënë që të kisha munguar.
Iliri: Po mundohem që t’i dedikoj një pjesë të madhe Gilbertës. Tani i bie të dedikohem me stile të tjera.
Gilberta: E kam vënë re se komunikimet tona nisin që në mëngjes, me telefonata dhe darkën që e mbyllim bashkë. Ai e bën vetë dhe nuk ka nevojë t’ia kërkoj unë.
Ndërsa në studio, Gilberta zbuloi edhe momentin që bëri diferencën dhe shtoi se i mungojnë pak zënkat.
Gilberta: Tha që kishte ardhur për të njohur femrat shqiptare se njihte ato italiane, por kur i ra kitarës, ndryshoi mendimin komplet. Por më mungojnë edhe zënkat.
Top Channel