Shakira fajëson vjehrrën për paraqitjen e saj: E tmerrshme! Është gabimi më i keq i jetës time

30/06/2021 17:11

Nëna nuk e di gjithmonë cila është më e mira dhe këtë mund ta vërtetojë Shakira.

Këngëtarja 44-vjeçare ka ndarë disa prej momenteve më të mira dhe më të këqija në modë.

Teksa kthehej mbrapa në kujtime, Shakira përmendi veshjen e saj në vitin 2000 në Latin Grammy Awards dhe flokët e saj të prera. Për këto të fundit fajëson vjehrrën e saj.

“Oh, sa e tmerrshme”, tha ajo pasi pa fotografinë e saj të vitit 2012 me flokë bionde të prera shkurt. Për këtë, përmendi këshillën që i dha nëna e Gerard Pique, me të cilin është martuar që prej vitit 2011.

“Ajo më tha, ‘pse nuk i pret flokët? Të janë dëmtuar’. Gabimi më i keq i jetës sime”, tha Shakira duke qeshur, dhe më pas u kthye nga kamera duke iu drejtuar virtualisht nënës së Gerald Pique: “Nuk do të marr këshilla bukurie më nga ti”.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA