Gjykata Kushtetuese shfuqizon pragun brenda listës duke mundësuar hapjen e listave 100 përqind.
Ky vendim i Kushtetueses eliminon pengesën e herësit që një kandidati i duhet për të kapërcyer në pjesën fituese të listës, pasi mundëson renditjen e thjeshtë të kandidatëve për deputet nga ai që merr më shumë vota deri tek ai më pak i pëlqyer.
Trupa e gjyqtareve e ka vlerësuar si të papajtueshëm me Kushtetutën parashikimin që legjislativi ka bërë në nenin 163 të Kodit Zgjedhor, ku thuhet se një kandidati të renditur në pjesën jo fituese i nevojiten jo me shumë se 10 mijë vota për të fituar mandatin e deputetit.
Nëse Gjykata do kishte folur para zgjedhjeve, kandidatët socialist Pandeli Majko dhe Mimi Kodheli dhe ato demokrat Ivi Kaso dhe Agron Kapllanaj do të ishin pjesë e Parlamentit te ri.
Gjykata Kushtetuese u shpreh në një kohë kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka shpërndarë mandatet e deputeteve të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit. Vendimi nuk prek rezultatin, por i lë detyre Parlamentit te ri të përgatisë amendamentet ligjore që në zgjedhjet e ardhshme listat te hapen 100 % ne mënyre qe votuesi te ketë mundësi te dërgojë në Kuvend kandidatin e preferuar dhe jo ate te përcaktuar nga kryetari.
Politika e vuri në prove e para Gjykatën Kushtetuese pasi ajo u be funksionale. Bindja Demokratike e Astrit Patozit dhe Lëvizja Demokratike Shqiptare, goditen në Gjykate Kodin e ri Elektoral, por betejën per hapjen 100 përqind te listave e fituan kur zgjedhjet u mbyllen. Në të njëjtën ditë e njëjte trupe gjykuese rrezoi kërkesën e aleatëve të Lulzim Bashës të cilët kërkonin që partitë politike te financohen në bazë të numrit ne total të votave që marrin ne zgjedhje edhe nëse ato nuk kanë prodhuar asnjë mandat deputeti.
Top Channel