Astrologu Jorgo Pulla ka zbuluar datat më të rëndësishme të muajit korrik.

Teksa vjen muaji i nxehtë dhe pjesa më e madhe e njerëzve do të shkojnë drejt plazheve për të shijuar rrezet e diellit, Pulla tha në emisionin “Shqipëria Live” se do të jetë muaji i duhur për të bërë ndryshime të mëdha.

Pulla: Ky muaj është ideal për ndryshime pune, për vendbanime, për çështje madhore apo ligjore. Ajo që është kënaqësia nr 1 është që të drejtët të fitojnë drejtësi, njerëzit që kanë pasur probleme në lidhje me çështjet kur kanë mundësi të zgjidhin këto probleme, është edhe momenti ideal të zgjidhin këto çështje.

Do të flas për disa data të rëndësishme, ditët e vështira janë data 1, 4, 6, 8, 17, 23 dhe 29. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në këto data. Kurse datat më perfekte janë: 5, 10, 12, 13, 15 dhe 24.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA