‘Vejusha e zezë’/ Vrasësja seriale e Japonisë humbet apelin e dënimit me vdekje (fotot)

29/06/2021 19:41
Kakehi kishte arkëtuar miliona në trashëgimi dhe pagesa sigurimesh, pasi i helmonte viktimat e saj me cianid.

Një vrasëse seriale në Japoni, e njohur ndryshe si “Vejusha e Zezë”, ka humbur dhe apelin final për t’i shpëtuar ekzekutimit.

74 vjeçarja Chisako Kakehi, ka vrarë tre partnerë të saj, një prej të cilëve ishte bashkëshorti, dhe ka tentuar të vrasë një burrë të katërt.

Kakehi kishte arkëtuar miliona në trashëgimi dhe pagesa sigurimesh, pasi i helmonte viktimat e saj me cianid.

Kakehi kishte përfituar rreth 1 miliardë jen ($8.8milionë) pas vdekjeve të partnerëve, shumicën e të cilave i humbi në tregun e aksioneve, raporton e përditshmja vendase ‘Japan Times’.

Avokatët e saj apeluan dënimin me vdekje të dhënë në 2017 duke argumentuar se vuan nga demenca e se nuk i kupton procedurat ligjore.

Por gjykata e lartë japoneze refuzoi apelin duke i hapur rrugë finalizimin të ekzekutimit për Kakehi.

Gruaja u bë e njohur në mediat japoneze si Vejusha e Zezë, duke marrë emrin e merimangës që vret mashkullin e saj pas çiftimit.

Gjyqi i vitit 2017 zgjati katër muaj, dhe dëgjoi të thuhej sesi vrasësja ishte pjesë e rrjeteve të njohjeve të reja romantike, teksa kërkonte në mënyrë specifike burra të pasur dhe pa fëmijë.

Ajo u shpall fajtore për vrasjen e dy të dashurve dhe të bashkëshortit të saj, të gjithë me moshë nga 70 deri në 80 vjeç, mes viteve 2007 e 2013.

Bashkëshorti i saj, 75-vjeçari Isao Kakehi, vdiq një muaj pasi u martuan në 2013.

Ajo është shpallur fajtore dhe për tentativën e grabitjes së një tjetër burri, i cili tashmë ka vdekur nga kanceri.

Kakehi ka dhe tre bashkëshortë të tjerë që kanë vdekur, por nuk ka pasur prova për ta akuzuar si vrasëse të tyre.

FOTO GALERI
1/3
74 vjeçarja Chisako Kakehi, ka vrarë tre partnerë të saj, një prej të cilëve ishte bashkëshorti, dhe ka tentuar të vrasë një burrë të katërt.

Top Channel