Një mace kishte ngelur prej disa ditësh në një hapësire pallati në katin e pestë, në zonën e mbikalimit të Kamzës, në Tiranë.
Kotelja arriti të shpëtonte falë ndërhyrjes së punonjësve zjarrfikës.
Fatri Asimetaj tregon për rreziqet por mbi të gjitha emocionet e aksionit të shpëtimit.
“Jam kontaktuar nga zjarrfkësja e Tiranës. Më njoftuan për rastin dhe më thanë që për ta ishte e pamundur të ndërhynin. Për efekt sigurie, nuk bëmë ndërhyrje natën. Shkuam në mëngjes. Kur mbërritëm, dëgjuam mjaullimat e maces.
Sipas shoqatës së shpëtimit të kafshëve, macja kishte 5 ditë e ngecur. Ne shkuam në ditën e gjashtë, fatmirësisht ishte ende gjallë”.
Fatriu kishte me vete çantën e posaçme, por macja nuk pranonte të hynte.
“E kapa në pjesën e qafës dhe tentova ta fusja në çanta. Por macja nuk pranoi dhe m’u ngjit në krah deri në momentin që zbrita. Nuk u shkëput në asnjë moment. Ishte një emocion shumë i veçantë, ajo e kuptoi që dikush po e ndihmonte”, rrëfen ai, ndërsa shton se një rast i tillë është shumë i rrallë, por ia dolën me sukses.
Fatri Asimetaj tregon se këtë punë e bën vullnetarisht dhe jep ndihmën e parë, me pajisjet e specializuara që ka.
Top Channel