Qytetarë të moshës 18 vjeç e lart kanë shfrytëzuar ditët e hapura për të marrë vaksinën anticovid pasi kanë aplikuar në e -albania për të prenotuar ditën dhe pikën e vaksinimit.

Për dy ditët e martë, e mërkurë, kanë prenotuar afro 25 mijë persona.

Gjatë gjithë procesit të vaksinimit në Shqipëri nuk është lejuar përzgjedhja e llojit të vaksinës .Edhe pse kishin prenotuar për tu vaksinuar ka pasur të rinj të cilët kur kanë mësuar se vaksina që përdorej ishte coronavac ,kanë refuzuar ta bëjnë.

Ditë të hapura të vaksinimit përveç kësaj të martë dhe të mërkurës do të bëhen edhe herë të tjera për të bërë të mundur që përveç fashës moshore që është planifikuar të vaksinohen edhe persona të tjerë përtej kësaj moshë në mënyrë që të krijohet mbrojtje ndaj mutacionit delta apo tjera që mund të vijnë .

Mutacioni Delta në vendet e tjera ka prekur më shumë personat e pavaksinuar dhe ata që kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës anticovid.

Top Channel