Kancelarja e Gjermanisë, Merkel, ka refuzuar kategorikisht rregullat strikte kufitare me vendet fqinje europiane si me Francën gjatë ashpërsimit të krizës së koronavirusit.
Mbyllja e kufijve nga koronavirusi, për kancelarën gjermane Angela Merkel, është dicka që duhet t`i përkasë të shkuarës. Merkel i refuzoi kategorikisht rregullat strikte kufitare me vendet fqinje europiane si me Francën gjatë ashpërsimit të krizës së koronavirusit duke thënë se mbyllja e kufijve në valën e parë të pandemisë së koronavirusit ishte “diçka shumë e ashpër.
“Në situatën e krijuar atëherë me sa duket ishte e pashmangshme mbyllja e kufijve. Por unë e pranoj, që një gjë e tillë nuk duhet të përsëritet. Kjo kërkon nga ana tjetër edhe një koordinimin të fortë. Unë besoj, që ne kemi nxjerrë mësime tashmë”, tha Merkel.
Kancelarja ka kërkuar një koordinim rajonal në Europë për betejën kundër sëmundjes. „Ne e dimë edhe se çfarë do të thotë sprova, masat e mbrojtjes nga infeksioni për Europën tonë pa kufij”, theksoi Merkel në paraqitjen e përbashkët me kryeministrin francez Jean Castex përpara asamblesë parlamentare. „Ne u përgjigjemi si partnerë bashkarisht sfidave të përbashkëta.” Presidenti i Bundestagut kristiandemokrati Ëolfgang Schäuble në të njëjtën mbledhje e quajti si „gabim” mbylljen e kufijve në fillim të pandemisë. „
Duhet të jetë e qartë, se „asnjëherë nuk duhet të përsëritet një veprim i tillë i pakoordinuar”, deklaroi ai. Disa kryeministra të landeve gjermane sakaq kërkojnë nga qeveria që të veprojë. Kryeministri i Saksonisë, kristiandemokrati Michael Kretschmer kërkoi kontrolle më të rrepta për ata që kthehen nga pushimet. „Vendimtare është, që ne tani të mos lejojmë sjelljen e koronavirusit nga jashtë”, i tha ai gazetës „Funke-Zeitungen”, ndërsa kryebashkiaku i Hamburgut socialdemokrati Peter Tschentscher u shpreh për rregullore më të ashpër për udhëtimet për shkak të koronavirusit.
Top Channel