Një aksident me pasojë vdekjen e një 30-vjeçari ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Bulqizë.
Viktima e identifikuar me inicialet D. GJ. banues në Krastë Martanesh po udhëtonte me automjetin tip “Mitsubish” në aksin rural Ballejë-Krastë kur ndodhi aksidenti fatal për të.
Makina është shkatërruar nga përplasja e fortë dhe i riu nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e marra.
Nuk dihet ende shkaku që ka sjellë humbjen e kontrollit të makinës dhe rënien në humnerë.
Bulqizë/informacion paraprak
Me datë 29.06.2021, në orët e para të mëngjesit shtetasi D. GJ., 30 vjeç, banues Krastë Martanesh, duke drejtuar automjetin tip ‘Mitsubish’ në aksin rural Ballejë-Krastë ka humbur kontrolin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Më 25 qershor aksidenti në rrugën Vlorë-Fier mori jetën e 4 anëtarëve të familjes nga Patosi që kishin ardhur me pushime në Shqipëri pasi jetonin në Greqi, pasi Igli Madani i përplasi me “Audi”-n që po ecte me 200 km/orë.
Në të njëjtën ditë, makina përplas për vdekje një 82-vjeçar në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë.
Më 28 qershor ndërroi jetë një person në Përrenjas, ndërsa po udhëtonte me zetor ku është përplasur me kamionçinën në një rrugë pa ndriçim.
Top Channel