Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar deklaroi se G20-ta duhet të luajë një rol kryesor në luftimin e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) dhe se vaksina kundër këtij virusi duhet të jetë bazë për bashkëpunimin, jo konkurrencë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu mori pjesë në një takim të ministrave të jashtëm të vendeve të G20-tës në qytetin historik Matera të Italisë.
Në llogarinë e tij në twitter, kreu i diplomacisë turke theksoi veçanërisht rëndësinë e, siç tha ai, “zhvillimit të shëndetshëm global”.
“Mbështesim përpjekjet për një zhvillim global të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe të shëndetshëm. G20-ta duhet të luajë një rol kryesor në luftën kundër pandemisë. Vaksina duhet të jetë bazë për bashkëpunim, jo konkurrencë. Ne nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj situatës në Afrikë”, porositi Çavuşoğlu.
Takimi i ministrave të Punëve të Jashtme përfundoi, ndërsa pas atij filloi takim i përbashkët i ministrave të Punëve të Jashtme dhe ministrave të Zhvillimit.
Temat kryesore të takimit të ministrave të jashtëm të G20-tës në qytetin Matera në Itali janë njerëzit, planeti dhe prosperiteti.
G20-ta është një forum joformal që bashkon ministrat e 20 ekonomive – 19 (nga 25) të ekonomive më të zhvilluara kombëtare dhe Bashkimi Evropian (BE) si një njësi e veçantë.
Takimi i parë i G20-tës u mbajt në Berlin më 15 dhe 16 dhjetor të vitit 1999./AA/
Top Channel