Bretkosa ‘e kujdesur’ duket se mbron shokun e saj nga shiu, nën lule (fotot)

29/06/2021 21:46

Të jesh ‘mik’ i një bretkose nuk duket si diçka shumë joshëse, por duket se shprehja gjen më shumë kuptim me këta dy shokë amfibë, që mbrohen së bashku nga shiu duke u strehuan nën një lule.

Amfibët dhe specie të tjera të botës së janë specialiteti i fotografit Ajar Setiadi.

Në një tjetër nga fotot e tij ai gjen dy kërmij që duket sikur imitojnë Princeshën Leia në serialin Lufta e Yjeve, të kompletuar me stilin e saj të “flokëve të kapur mbi kokë”.

Ajar është nga Indonezia dhe thotë se zgjohet herët për të bërë fotot e tij, për të ruajtur ritëm të njëjtë me atë të botës së egër.

Ai thotë: “Nga ora 7 e mëngjesit deri në 10 të darkës, është koha e përkryer për foto me dritë natyrale. Kafshët zakonisht ushqehen në mëngjes, kështu që është koha e përkryer për të bërë fotot, dhe ndoshta Indonezia është vendi më i mirë për ta bërë këtë”.

“Kam qenë gjithashtu në vende të tjera për të fotografuar si Cape Point në Afrikën e Jugut, apo në Costa Rica.”

FOTO GALERI
1/6
Bretkosa ‘e kujdesur’ duket se mbron shokun e saj nga shiu, nën lule

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA