Shpërthim e zjarr masiv në stacionin e metrosë në jug të Londrës (fotot)

28/06/2021 15:55

Një zjarr gjigand ka shpërthyer sot në stacionin e metrosë ‘Elephant and Castle’ në jug të kryeqytetit britanik Londër, zonë e frekuentuar prej kohësh dhe nga komuniteti i shqiptar.

Dëshmitarët thonin se kishin dëgjuar një shpërthim para se shtëllunga të mëdha tymi të zi të ngriheshin nga brenda stacionit.

Dëshmitarët kishin postuar imazhe shokuese në rrjetet sociale ku shpjegonin sesi vendi ishte përfshirë nga tymi i zi rreth orës 1.45 sot, prej zjarrit që kishte shpërthyer pranë binarëve të stacionit Elephant and Castle.

“Të gjitha linjat e trenave janë bllokuar në Elephant & Castle teksa brigada e zjarrfikësve po vlerëson situatën” shkruanin autoritetet.

Kalimtarët raportonin prezencë të madhe të shërbimeve të emergjencës por shkaqet e shpërthimit ende nuk janë bërë të qarta.

FOTO GALERI
1/6
Një zjarr gjigand ka shpërthyer sot në stacionin e metrosë ‘Elephant and Castle’ në jug të kryeqytetit britanik Londër

Top Channel