Një 28-vjeçar është shpallur në kërkim pasi mbrëmjen e djeshme në Drimadhes, gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar në ajër me pistoletë dhe është konfliktuar fizikisht me dy persona të tjerë.
Në kërkim është shpallur H.F., i cili u konfliktua me D.D. dhe O.T..
Nuk dihet nëse shkaku ka qenë banal apo për hapësirën e plazhit, pasi konkurrenca rritet në këtë sezon turistik, i cili vjen pas një periudhe të vështirë prej pandemisë.
Njoftimi i policisë DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin E. S., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë shpallja në kërkim e shtetasit H. F., 28 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Drimadhes, gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar në ajër me armë (sportive) pistoletë dhe është konfliktuar fizikisht me shtetasit D. D. dhe O. T. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel