Papa Fançesku: Sëmundja më e rëndë? Nuk është Covid, por mungesa e dashurisë

28/06/2021 21:50

Dje në meshën e Angelus Francesco ka mirëpritur zbutjen e masave kufizuese të pandemisë në botë por kërkoi që me këtë rast, njerëzit të vlerësojnë rëndësinë e kontakteve fizike mes tyre e t’u drejtohen të tjerëve me dashuri e mirëkuptim, “ashtu siç bënte Jezusi, pa kritikuar e përfolur”.

«Cila është sëmundja më e rëndë e jetës? Kanceri? Tuberkulozi? Pandemia? Jo, është mungesa e dashurisë, pamundësia për të dashur. Është shërimi që vlen më shumë se sëmundja. Sidomos në këtë periudhë, ne kemi kuptuar sesa të rëndësishme janë kontaktet, marrëdhëniet”.

Në meshën e Angelus të dielën në sheshin a San Pietro, Papa këshillonte më tej:

“Edhe ne, ashtu si hemorroidet e Vangelo, lëshohemi në tentiva të gabuara shërimi për të kompensuar mungesën e dashurisë. Besojmë se na bën të lumtur suksesi dhe paratë, por dashuria nuk blihet. Strehohemi në botën virtuale, nuk e pranojmë veten tonë siç jemi dhe fshihemi prapa hileve të eksterioritetit, por dashuria nuk bën pjesë te aparencat.”

Në fund të lutjes së tij Pa i kërkoi bësimtarëve kristianë dashuri, në formën e saj më të pastër:

“Sot pranë festës së Santi Pietro e Paolo, ju kërkoj të luteni për Papën. Papa ka nevojë për lutjet tuaja. Unë e di që do ta bëni. Mos gjykoni jetën personale dhe sociale të të tjerëve, mos shikoni gjërat e tyre të shëmtuara, mos bini në thashetheme, që janë ato kur flitet keq për të tjerët. Ne të gjithë, ashtu si dhe unë, duhet vetëm të shikojmë nga Jezusi për të shëruar zemrën tonë. Kur ta kemi ndjerë atë, shikimin e tij plot dashuri, atëherë shihni përreth: Shumë njerëz që jetojnë pranë nesh janë të lënduar, të vetmuar, kanë nevojë të ndjehen të dashur. Jezusi kërkon një shikim që të mos mbetet vetëm në pjesën e jashtme, por të shkojë në zemër, një shikim që nuk gjykon, por vetëm mirëpret; Sepse vetëm dashuria shëron jetën”.

Françesku mbylli takimin me besimtarët duke kujtuar viktimat e motit të keq në Republikën Çeke dhe me lutjet për paqe në Lindjen e Mesme, sipas iniciativës së nisur nga Kishat katolike të rajonit.

Top Channel