Pakistanezi 14-vjeçar qëllon për vdekje nënën, i nxitur nga i ati, për ‘çështje nderi’ (fotot)

28/06/2021 17:17

Një djalë 14-vjeçar ka qëlluar për vdekje nënën e tij jashtë një gjykate në provincën pakistaneze Swabi.

Sipas raportimeve të mediave vendase, Nesehat Bibi, gruaja e Zubir, kishte ardhur në gjykatë për të marrë lirinë me kusht pas paditjes nga bashkëshorti i saj për tradhti bashkëshortore. Ajo po qëndronte në korridorin e pritjes, e shoqëruar nga një oficere policie femër, kur ndodhi incidenti i rëndë.

Sipas raportimeve një djalë i ishte afruar asaj në ambjentet e pritjes dhe më pas kishte hapur zjarr duke e lënë të vdekur në vend. Raportimet thonë se djali ishte në fakt i biri i saj.

Sulmuesi kishte tentuar të largohej por ishte arrestuar nga policia bashkë me armën e krimit.

Raportimet thonin se gruaja e ndjerë 42 vjeçare ishte nënë e pesë djemve dhe tre vajzave.

Bashkëshorti i saj e kishte paditur atë në 25 maj 2021, duke e akuzuar se ishte larguar me një mikun e saj dhe ishin martuar. Më vonë policia i kishte arrestuar ta të dy.

Autoritetet thanë se i akuzuari për vrasjen është 14 vjeçar dhe se i ati e kishte inkurajuar të vriste nënën e tij “për të ruajtur nderin”. Babai egoist kishte zgjedhur mënyrën më të leverdisshme për “të ruajtur nderin e tij”, duke kthyer djalin e tij në vrasës-monstër, për të shpëtuar vetë prej akuzave.

FOTO GALERI
1/3
Një djalë 14-vjeçar ka qëlluar për vdekje nënën e tij jashtë një gjykate në provincën pakistaneze Swabi.

Top Channel