Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka treguar se kanë mbërritur 24,040 vaksina anticovid në Shqipëri.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ ministrja thekson se në Aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën sot 14,040 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare si dhe mbështetjes së Bashkimit Europian, ndërsa në mbrëmje mbërritën në Insitutin e Shëndetit Publik edhe 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca.
MESAZHI I MANASTIRLIUT
24,040 vaksina anticovid sapo kanë mbërritur në Shqipëri.
Në Aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën sot 14,040 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare si dhe mbështetjes së Bashkimit Europian, ndërsa në mbrëmje mbërritën në IShP edhe 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca, mbështetje e Qeverisë së Kroacisë për vendin tonë.
1,103,690 doza vaksine anticovid kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, teksa nesër nisin dy ditët e vaksinimit të hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç
#ShqipëriaBuzëqesh.
Top Channel