Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike raporton se në Kosovë janë regjistruar katër raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 1,386 mostrave.

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 28 qershor janë shëruar pesë pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 170.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,743 pacientë me këtë virus.

Deri më tani të paktën një dozë të vaksinës e kanë marrë 160,410 persona, ndërkohë që ka nisur fushata e vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

Top Channel