
Një shtetas rus është gjetur i pajetë në një banesë në Shëngjin.
Kanë qenë banorët që kanë njoftuar policinë pasi kanë ndjerë aromën e keqe. Dyshohet se ka ndërruar jetë prej disa ditësh.
Sipas policisë, dyshimet e para për vdekjen e Eduart Nikshin janë përdorimi i pijeve alkoolike dhe substancave të tjera, pasi në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune.
Mësohet se ai kishte ardhur me pushime në Shëngjin dhe ishte i martuar me shqiptare. Bashkëshortja kishte dy ditë që nuk lidhej dot me të dhe i kishte kërkuar të vëllait të shkonte dhe të kontrollonte tek shtëpia.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:40, të mbrëmjes së kaluar, në Shengjin, Lezhë,në katin e pestë të një banesë, është gjetur pa shenja jete nga kunati i tij, shtetasi E.N.,39 vjeç, me shtetesi Ruse , i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojё e përdorimit të pijeve alkoolike dhe substancave të tjera. Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel