Dokumentet sekrete tregojnë se ‘incidenti’ i luftanijes në Krime ishte i planifikuar (fotot)

28/06/2021 16:52

Në zbulim i mistershëm i disa dosjeve sekrete të ministrisë së mbrojtjes në Britani, tregon së fundmi se luftanija e incidentit ushtarak në Krime, ishte dërguar qëllimisht në ujërat e kufizuara nga Rusia.

Në fund të javës që shkoi një person i lagur nga shiu gjati 50 faqet e dokumenteve në një ndalesë autobuzi në Kent në lindje të Londrës dhe i dërgoi ato te transmetuesi shtetëror BBC — i cili i publikoi dje.

Ende nuk është qartësuar nëse dikush i ka harruar ato aty, apo është një shpërndarje e qëllimshme e informacioneve të klasifikuara të ministrisë së mbrojtjes.

Çuditërisht zbulimi i tyre ishte bërë para se luftanija britanike HMS Defender të lundronte pranë Cape Fiolent, pak më në jug të portit detar rus Sevastopol, ku u paralajmërua me zjarr të kthehej prapa nga flota ruse.

Në një prej dokumenteve tregoheshin itineraret alternative të luftanijes nga Odessa në Ukrainë drejt portit Batumi në Gjeorgji.

Dokumenti thotë se incidenti i ishte programuar si një sfidë ndaj sovranitetit rus ndaj Krimesë, madje duke parashikuar reagimet e mundshme ruse, që prej atyre “të sigurta e profesionale” deri te ato “as të sigurta e as profesionale”.

Mes dokumenteve të tjera të gjetura në tufë ishin planet britanike për të mbajtur trupa ushtarake në Afganistan pas tërheqjes së NATO e SHBA në shtator si he një sesion dialogu SHBA-Britani i mbajtur  më 21 qershor ku Pentagoni mbështeste versionin britanik të incidentit, duke sugjeruar se dinte paraprakisht për itinerarin e anijes.

Ndërkohë dje luftanija amerikane USS Ross mbërriti në Odessa për manovra të përbashkëta me 32 luftanije nga 32 vende.

Spekulues të rrjeteve sociale thonin se dokumentet mund të ishin lënë në ndalesën e autobuzit nga një agjent rus brenda ministrisë britanike.

 

Top Channel